Nė datat 8-9 nėntor u zhivillua Konferenca II Ministeriale mbi Mjedisin Global dhe Energjinė nė Fushėn e Transportit, e cila mblodhi nė Romė Ministrat e Transportit dhe funksionarė tė lartė tė Ministrive tė Transportit tė 25 vendeve tė botės si edhe pėrfaqėsues tė organizatave ndėrkombėtarė tė sektorit. Ishte i ftuar dhe mori pjesė nė kėtė konferencė edhe njė delegacion i Ministrisė sonė tė Punėve Publike dhe Transportit i kryesuar nga Ministri Sokol Olldashi.
Nė dy ditėt e punimeve, pjesėmarrėsit diskutuan nė lidhje me veprimet dhe masat e pėrbashkėta qė duhet tė marrin qeveritė pėr tė vėnė nė zbatim zhvillimin e Sistemit Inteligjent tė Transportit (ITS), njė qasje tė integruar dhe zhvillimin e teknologjive tė pastra, aplikimin e teknologjive satelitore etj.
Konferenca pėrfundoi me me miratimin e njė Deklarate tė Pėrbashkėt e nėnshkruar nga 25 vendet pjesėmarrėse tė 5 kontintenteve dhe Komisioni Europian. Nė Deklaratė u bėnė gjithashtu palė edhe organizatat ndėrkombėtare nė kėtė sektor (IMO, ICAO, UNECE, ITF, EIB, Banka Botėrore, UNFCCC).
Ministri italian i Infrastrukturės dhe Transportit, Altero Matteoli, i cili kryesoi konferencėn, tha se kemi arsye tė mira tė jemi tė kėnaqur me pėrfundimet e arritura nga Konferenca e Romės, e cila pa njė pjesėmarrje tė gjerė tė vendeve nė botė, duke reflektuar vėmendjen qė qeveritė i kushtojnė dhe ende duan tė kenė nė ēėshtjet e mjedisit qė lidhen me transportin. Pėr sa i pėrket Deklaratės, ajo parashkon ndėr tė tjera masa pėr koordinimin e trnsportit tė mallrave nė njė mjedisi tė qėndrueshėm edhe nė lidhje me transportin nga deti. Parashikohet edhe njė kontribut i Komisionit Europian pėr tė pėr tė pritur iniciativa pėr zhvillimin e Qiellit tė Pėrbashkėt Evropian (Single European Sky).
Edicioni i tretė i Meet do tė organizohet nga Franca.