Pėrpara nisjes sė Forumit Ekonomik Shqipėri-Itali, i cili po zhvillohet nė Milano, Kryeministri Berisha u prit nga Kryetarja e Bashkisė sė Milanos Letizia Moratti, Presidenti i rajonit tė Lombardisė Roberto Formigoni dhe Presidenti i Provincės sė Milanos Guido Podesta.
Presidenti i Rajonit tė Lombardisė Formigoni, pasi i uroi mirėseardhjen Kryeministrit, theksoi raportet e shkėlqyera midis dy vendeve nė mėnyrė tė veēantė ato me karakter ekonomik dhe nė kėtė funksion, edhe Forumi Ekonomik do tė jetė mundėsi e shkėlqyer pėr bizneset e dy vendeve pėr tė vendosur raportet me interes tė pėrbashkėt. Zoti Formigoni, duke shprehur kėnaqėsinė qė shumė biznesmenė lombardė kane shtrirė me sukses aktivitetet e tyre nė Shqipėri, u shpreh se do tė ishte me shumė interes qė raportet ekonomike me Shqipėrinė tė shtrihen edhe mė tej, pasi, siē theksoi ai, Shqipėria nuk ėshtė vetėm njė vend mik, por edhe njė vend me potencial tė jashtėzakonshėm.
Kryetarja e bashkisė sė Milanos Moratti vlerėsoi rolin e komunitetit shqiptar nė Itali si njė faktor i rėndėsishėm nė forcimin e raporteve dhe miqėsisė midis dy vendeve. Ajo u shpreh se komuniteti shqiptar nė pėrgjithėsi dhe nė veēanti ai nė Milano ėshtė njė ndėr komunitetet mė tė mėdha dhe mė tė mirė integruara. Njė shtyllė e fortė e miqėsisė dhe e bashkėpunimit nė nivel ekonomik, kulturor, shkencor dhe intelektual midis dy vendeve, - vijoi zonja Moratti - janė edhe studentėt shqiptarė qė studiojnė nė universitet italiane, tė cilėt janė biznesmenėt e ardhshėm, por dhe ura lidhėse midis dy vendeve. Zonja Moratti vlerėsoi edhe bashkėpunimin me Fondacionin kulturor Nėnė Tereza, nė bashkėpunim me tė cilėn sot kurorėzohet nė Milano njė iniciativė e rėndėsishme kulturore, ēelja e ekspozitės nė nderim tė kėsaj figure tė rėndėsishme pėr mbarė njerėzimin dhe qė pėrfaqėson gjithashtu vlerat mė tė mira tė popullit shqiptar.
Kryeministri Berisha shprehu kėnaqėsinė e marrjes pjesė nė kėtė Forum tė pėrbashkėt Ekonomik. Ėshtė njė kėnaqėsi dhe mundėsi shumė e mirė pėr tė prezantuar vendin tim dhe potencialet ekonomike tė tij pėrpara investitorėve lombardė dhe nė njė nga rajonet mė tė zhvilluara tė Italisė, siē ėshtė Lombardia, u shpreh Kryeministri.
Mė tej, Kryeministri theksoi se Shqipėria ėshtė njė vend i vogėl, por me mundėsi tė jashtėzakonshme, me ekonomi vibrante dhe me potenciale tė mėdha pėr tu zhvilluar mė tej. Nė qendėr tė politikave tė qeverisė time ėshtė ekonomia e tregut, ndaj edhe forcimi dhe zhvillimi i saj ėshtė shumė i rėndėsishėm. Nė bazė tė tė gjitha marrėdhėnieve si politike, diplomatike, shoqėrorė, - u shpreh Kryeministri - ndodhet infrastruktura e marrėdhėnieve ekonomike, prandaj ėshtė e rėndėsishme ti forcojmė ato edhe mė tej.
Duke vlerėsua marrėdhėniet shumė tė mira qė ekzistojnė midis dy vendeve, Kryeministri Berisha theksoi se Italia, solidariteti i saj dhe i vendeve mike kanė qenė kontribuuesit kryesorė nė ndryshimin dhe zhvillimin e Shqipėrisė.
Kryeministri Berisha e cilėsoi ēeljen e ekspozitės nė nderim tė figurės sė Nėnė Terezės si njė detyrim pėr gjithė dinjitetin qė kjo grua i jep qenies njerėzore.
Kryeministri nėnshkroi edhe Librin e Personaliteteve mė tė shquara qė kanė vizituar Dhomėn e Tregtisė dhe Industrisė sė Milanos.
http://www.keshilliministrave.al/