Nė fund tė marsit tė kėtij viti, Toshiba
Corporation bleu 67% tė Ansaldo Trasmissione & Distribuzione, duke
realizuar nė kėtė manyrė hyrjen nė tregjet europiane, ku shtrihet kompania
gjenoveze, dhe njė mundėsi mė tė mirė pėr sinergji dhe pėrfitim nga kombinimi i
eksperiencave europiane dhe atyre aziatike. Me kėtė rast, dhe me prezencėn e Administratorit
tė Deleguar tė ATD dhe tė zv/Presidentit tė Toshibės, si dhe tė Kryetares sė
Bashkisė sė Gjenovės, znj. Marta Vincenzi, u zhvillua nė datėn 8 qershor 2011,
njė ceremoni pėr tė festuar bashkimin e tyre.
Ceremonia shėrbeu si moment
pėr tė ndarė vizionin dhe strategjitė globale pėr tė ardhmen, si dhe pėr shkėmbimin
e opinioneve dhe shqyrtimin e mundėsive pėr fusha bashkėpunimi nė tė ardhmen.
Nė kėtė kontekst ishin ftuar
edhe pėrfaqėsues tė vendit tonė, ku Ansaldo T&D ka pasur bashkėpunim nė tė
shkuarėn dhe, ndėrkohė, po bashkėpunohet edhe pėr projektin e nėnstacionit 400/220/110
KV AIS. Gjatė kėsaj ceremonie u nėshkrua njė memorandum shtesė pėr punimet nė
nėnstacionin e Kasharit, midis zv/Ministrit tė Ekonomisė, Tregtisė dhe
Energjitikės, Zotit Sokol Dervishi, dhe Administratorit tė Deleguar tė Ansaldo
TD. Nė bashkėbisedimin e pėrfaqėsueve tė kompanisė me zv/Ministrin Dervishi dhe
me Ambasadorin Kola u shpreh kenaqėsia pėr bashkėpunimin e deritanishėm dhe
interesi pėr identifikimin e drejtimeve tė reja nė tė ardhmen. Tregu i
energjisė ėshtė nė rritje tė vazhdueshme dhe nė Shqipėri fuqizimim i tij dhe
rritja e burimeve energjitike pėrbėjnė prioritet tė qeverisė dhe njė nga fushat
mė atraktive pėr investim, prandaj edhe mundėsitė pėr ēuarjen mė tej tė
bashkėpunimit janė reale e duhen shfrytėzuar.
Ambasadori
Kola gjatė ceremonisė u takua edhe me Kryetaren e Bashkisė sė Gjenovės dhe,
midis tw tjerash, e falenderoi pėr praninė positive e tė integruar tė mbi pesė
mijė shqiptarėve nė qytetin e saj.