Home
Archivio News
Ambasciata
Servizi Consolari
I rapporti bilaterali
Benvenuti in Albania!
Apertura al Pubblico
Giorni Festivi
Video
Mappa Sito
Contatti
 


Links 
Clicca qui per collegarti al sito web: www.mfa.gov.al/index.php?option=com_content&view=article&id=7076&Itemid=86&lang=en
 
Clicca qui per collegarti al sito web: www.president.al/
 
Clicca qui per collegarti al sito web: www.parlament.al
 
Consiglio dei Ministri
 
Ministero degli Affari Esteri
 


Home » Archivio News » Ambasadori Llesh Kola pėrcjell njė mesazh nė programin televiziv “Pomeriggio (Pasdite) 5” nė Kanalin televiziv Canale 5 »
Ambasadori Llesh Kola pėrcjell njė mesazh nė programin televiziv “Pomeriggio (Pasdite) 5” nė Kanalin televiziv Canale 5
Kledi-Pomeriggi...

Njė pėrshėndetje e veēantė pėr Kledin gjatė emisionit nga ambasadori Llesh Kola “Unė jam ambasadori i radhės, ti je ambasador i pėrhershėm”, qė falėnderon edhe tė gjithė shqiptarėt qė i ngrenė lart imazhin Shqipėrisė

Romė, 6 korrik 2011 - Njė nga tė ftuarit e djeshėm tė programit tė pasdites sė Canale5, Pomeriggio Cinque, edhe balerini shqiptar Kledi Kadiu, i prezantuar nga Barbara D-Urso, pėr intervistėn “Cuore a cuore” si shqiptari mė i famshėm nė Itali dhe i pritur me duartrokitje tė zjarrta nga publiku i pranishėm nė sallė. Nė njė intervistė tė gjatė Kledi rrėfen jetėn e tij, nga fėmijėria e deri te suksesi i fundit i RAI5, duke kaluar edhe nėpėr ēaste tė rėndėsishme tė jetės sė tij familjare si martesa e para pak ditėve e tė motrės “dita mė e bukur e jetės”. Natyrisht pa harruar impenjimin e tij nė fushėn sociale, me UNICEF.

E gjatė intervistės, njė surprizė e bukur pėr Kledin: balerina Anbeta Toromani, vjen nė sallė, e sė bashku kėrcejnė Napolonin. Vazhdojnė sė bashku bisedėn duke folur edhe pėr miqėsinė e bukur mes tyre, e duke bėrė shaka herė pas here me “gabimet” e italishtes sė Kledit.

Njė tjetėr homazh i pėrgatitur nga stafi i emisionit pėr Kledin, edhe pėrshėndetja e ambasadorit tė Shqipėrisė nė Romė, Llesh Kola, i cili kujton qė Kledi ėshtė Ambasador i Kombit, qė e falėnderon pėr kontributin e vyer qė ai ka dhėnė pėr ngritjen e imazhit tė Shqipėrisė. “E them gjithnjė” – thotė ambasadori. – “Unė jam Ambasadori i radhės, ndėrsa ti je ambasador i pėrhershėm”. Ambasadori kujton me kėnaqėsi njė episod tė vitit 2008 kur ka qenė i pranishėm festivalin e Kėngės nė Sanremo: “E mban mend kur mė shoqėrove nė Sanremo? Atėherė pashė me sytė e mi dashurinė e italianėve pėr ty. Dhe unė nga njė person i shoqėruar u ktheva nė shoqėruesin tėnd. Kjo mė bėri tė ndihesha krenar pėr”. E mė pas pėrshėndet tė gjithė shqiptarėt qė me ndershmėrinė e punėn e tyre bėjnė aq shumė pėr imazhin e vendit tė tyre.

Ndėrsa biseda e Kledit me drejtuesen e emisionit vazhdon, nuk kanė tė sosur miqtė e tij qė nė sallė apo nė video e pėrshėndesin e nxjerrin nė pah anė tė ndryshme tė shokut tė tyre: Ilir Lushi nga Tirana kujton i ka ēuar familjes sė tij, dhuratat e para qė Kledi u bėnte; Bruna e Michele, miqtė e kledit qė nuk takonte prej njė viti, vijnė e pėrshėndesin nė sallė dhe i sjellin edhe ėmbėlsirėn “tiramisł” tė pėrgatitur nga Bruna e qė sipas Kledit ėshtė mė e mira qė ka ngrėnė ndonjėherė; Mario Marozzi flet pėr maninė e Kledit pėr teknologjinė; Pino Alosa, balerin, kujton qė ėshtė tepėr i pėrpiktė nė orare; Fabrizio Bartoli, balerin tregon pėr pasionin e Kledit pėr syzat; nė zemėr tė Romės, nė Trastevere, ku Kledi ka shtėpinė, flasin me simpati kamerierėt e restoranteve qė ai frekuenton. Njė video prekėse edhe ajo e Maksudės, njė vajze tė vogėl nga Bangladesh qė Kledi ka takuar gjatė vizitės nė kėtė vend si testimonial i UNICEF-it. Sė fundi flet paksa pėr jetėn private, pa u zgjatur shumė, pasi si gjithnjė parapėlqen qė jeta private tė mbetet e tillė. Por edhe nė kėtė pikė i kanė pėrgatitur surprizėn me Serenėn e njėrit prej edicioneve tė Grande Fratello-s.





Richiedi informazioni Invia la pagina Stampa la pagina

AMBASADA SHQIPTARE NE ROMĖ   P.iva: 97096720582

Via Asmara nr.5
- 00199 - Romė
Tel: 00 39 06/8622411    Fax: 00 39 06/86224120    E-mail: info@ambalbania.it
Realizzazione web by euchia