Home
Archivio News
Ambasciata
Servizi Consolari
I rapporti bilaterali
Benvenuti in Albania!
Apertura al Pubblico
Giorni Festivi
Video
Mappa Sito
Contatti
 


Links 
Clicca qui per collegarti al sito web: www.mfa.gov.al/index.php?option=com_content&view=article&id=7076&Itemid=86&lang=en
 
Clicca qui per collegarti al sito web: www.president.al/
 
Clicca qui per collegarti al sito web: www.parlament.al
 
Consiglio dei Ministri
 
Ministero degli Affari Esteri
 


Home » Archivio News » Prezantohet nė Romė libri me titull “Tradita, nacionalizmi dhe komunizmi nė Shqipėrinė bashkėkohore” me autor Paolo Rago »
Prezantohet nė Romė libri me titull “Tradita, nacionalizmi dhe komunizmi nė Shqipėrinė bashkėkohore” me autor Paolo Rago

Nė datėn 23 shtator 2011, Shoqata shqiptaro-italiane “Occhio Blu” nė bashkėpunim me Ambasadėn e RSH-sė nė Romė organizuan, nė njė sallė prestigjoze tė Bashkisė sė Romės, prezantimin e librit “Tradita, nacionalizmi dhe komunizimi nė Shqipėrinė bashkėkohore”, me autor Paolo Ragon. 

Prezantimi i librit u bė nga njė panel i nderuar profesorėsh: Prof. Antonello Biagini, zv.rektor dhe Profesor i Historisė sė Evropės Orientale nė Universitetin “La Sapienza”, Prof. Elio Miracco, Profesor i Gjuhės dhe Letėrsisė Shqipe nė Universitetin “La Sapienza”, Prof. Roberto Morozzo della Rocca, Profesor i Historisė sė Evropės Orientale tė Universitetit “Roma 3”. Paneli kryesohej nga Ambasadori Mario Bova, nė cilėsinė e Presidentit tė Shoqatės “Occhio Blu”. Ishin tė pranishėm miq tė autorit, tė shoqatės dhe Ambasadės sė RSH-sė nė Romė, si edhe Ambasadori Llesh Kola dhe pėrfaqėsues tė Ambasadės.

Nė fillim tė bisedės, duke folur pėr objektivat kryesore tė Shoqatės dhe veprimtaritė e saj, Amb. Bova paraqiti progresin e arritur nga Shqipėria gjatė viteve tė fundit, me hyrjen nė NATO dhe pėrpjekjet e saj pėr integrim nė BE. “Nėse shqiptarėt do tė jenė nė gjendje tė fitojnė kėtė betejė, atėherė do tė gėzojnė tė drejta tė barabarta me qytetarėt e vendeve anėtare tė BE-sė, dhe kjo do tė sillte njė avantazh tė rėndėsishėm edhe pėr mbi 500 mijė qytetarė shqiptarė qė jetojnė nė Itali” – nėnvizoi ai duke iu referuar integrimit nė familjen evropiane. 

Nė prezantimin e tyre tė librit, u vu nė dukje sė pėr mė shumė se dy mijė vjetė, Ballkani - njė rajon i takimit dhe pėrplasjes mes civilizimeve - ka pėrjetuar nė shekullin XIX njė fazė tė ndryshme historike, kur lulėzimi i lėvizjeve politike tė lidhura me doktrinėn romantike u bė motori i shndėrrimeve radikale nė ekuilibrat shekullorė tė tij. Nė kėtė dritė, studimi i historisė dhe ngjarjeve tė popullit shqiptar, u theksua nga Prof. Biagini, duhet tė konsiderohet si njė pjesė e veēantė e njė mozaiku mė tė madh qė pėrfaqėson gjithė gadishullin. Gjatė periudhės sė Luftės sė Ftohtė, vijoi ai, ėshtė folur pak pėr Shqipėrinė duke pėrmendur vetėm veprat e Ernest Koliqit dhe Pietro Pastorellit. Viktimė e paragjykimeve, ndoshta mė shumė se popujt e tjerė, shqiptarėt imagjinoheshin dhe pėrshkruheshin nė pėrgjithėsi me njė stil retorik, fantastik e legjendar. Pa dyshim qė shqiptarėt janė bartės tė disa tipareve tė veēanta, ndėr tė cilat mė i dukshėm ėshtė bashkėjetesa midis feve tė ndryshme, njė tipar qė i dallon ato nga popujt fqinjė. Bashkėjetesa fetare dhe mungesa virtuale e konflikteve fetare mes katolikėve, ortodoksėve, muslimanėve dhe bektashive ka kapur imagjinatėn e vėzhguesve tė cilėt bien dakord pėr tė theksuar rėndėsinė e lidhjes etnike mbi faktorin fetar. Nė kėtė kontekst, u pėrmend edhe patrioti dhe poeti i dashur pėr shqiptarėt Vaso Pasha dhe vargu i tij i njohur “feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria”.

Prof. Morozzo della Rocca u pėrqendrua nė njė shpjegim mė tė hollėsishėm tė periudhės sė komunizmit nė Shqipėri dhe tė motos sė krijimit tė “njeriut tė ri”. Ai e konsideroi librin me njė interes tė veēantė pėr kėdo qė kėrkon informacione pėr Shqipėrinė. Duke folur pėr periudhėn e komunizmit nė Shqipėri, ai e konsideroi doktrinėn komuniste shqiptare si “komuizmin mė tė pastėr”, me nė qendėr idenė e “njeriut tė ri”, periudhė e cila kėrkon njė thellim tė studimeve, qė Rago e ka realizuar me sukses, duke vėnė nė dukje vlerat unike tė shqiptarėve.

Prof. Miracco foli pėr romanticizmin dhe pėr njė vonesė tė kėsaj periudhe nė vendin tonė duke bėrė njė krahasim me romanticizmin nė Itali me qėllimin pėr tė vėnė nė dukje ngjashmėritė mes dy vendeve, si dhe duke nėnvizuar se “laiciteti” ishte guri themeltar i romanticizmit shqiptar. Ai tha se Paolo Rago ka trajtuar, nė librin e tij, probleme kyēe tė kulturės dhe historisė shqiptare, qė nga formimi i ndėrgjegjes kombėtare deri tek nacional-komunizmi.

Nė prezantimin e librit u fol edhe pėr Kanunin si njė vlerė e shqiptarėve, si njė shėmbull i qytetėrimit juridik. Prof. Miracco e krahasoi atė me Kodin Bizantin. Sipas autorit, edhe gjatė regjimit komunist, Enver Hoxha ka aplikuar shumė aspekte tė kėtij kanuni, nė linjėn e tij udhėheqėse.





Richiedi informazioni Invia la pagina Stampa la pagina

AMBASADA SHQIPTARE NE ROMĖ   P.iva: 97096720582

Via Asmara nr.5
- 00199 - Romė
Tel: 00 39 06/8622411    Fax: 00 39 06/86224120    E-mail: info@ambalbania.it
Realizzazione web by euchia