Ja si do tė festojnė nė Fermo, Trieste, Boario Terme,
Ravenna, Ponte Sangiovanni, Forlģ, Pistoia, Parma, Torino, Firence,
Milano, Macerata
Pėrveē iniciativave tė mėdha, edhe disa ditore, nė qytete si Parma,
Torino, Firenze, kush me festime nė shesh e kush me njė darkė, shoqatat
nė mbarė Italinė pėrgatiten tė festojnė festėn kombėtare.

Shoqata Skanderbeg e
Fermos do tė festojė si ēdo vit nė sheshin Skėnderbeu. Tė dielėn, mė 27
nėntor, nė orėn 10.00, shqiptarė, autoritete vendas, pėrfaqėsues tė
shoqatave tė komuniteteve tė ndryshme e banorė tė qytetit do tė mblidhen
nė shesh pėr tė festuar me muzikė shqiptare (i ftuar njė grup
muzikantėsh shqiptarė nga Maqedonia qė jetojnė nė Itali) tė shoqėruar
nga kuzhinė tipike shqiptare.
Shqiptarėt e Ravennas kanė zgjedhur tė festojnė bashkė me komunitetin rumun. Shoqatat Nėnė Tereza dhe
Romania Mare do tė organizojnė dy ditė veprimtari pėr tė festuar qoftė
28 nėntorin, qoftė 1 dhjetorin, Festėn kombėtare tė Rumanisė. Kemi
vendosur tė festojmė sė bashku pėr tė vėnė nė dukje vėllazėrimin e
bashkėpunimin mes dy komuniteteve tona nė territor shpjegon kryetari i
shoqatės Nėnė Tereza, Arijon Abdyli. Tė shtunėn, nė orėn 17.30, nė
Qendrėn sportive Trieste (via Tommaso Gulli 140) do tė zhvillohet njė
ndeshje futbolli mes pėrfaqėsive tė dy komuniteteve. Ndėrsa tė dielėn,
nė orėn 14.30, nė qendrėn ndėrkulturore Valtorto (via Faentina, 216) do
tė mbahet tavolinė e rrumbullakėt me pjesėmarrjen e aksesores komunale
pėr Imigracionin Martina Monti, ish aksesorit komunal pėr Imigracionin
Ilario Farabegoli, kryetarit tė shoqatės Agimi, Anteo Malvasio dhe
kryetaren e shoqatės Integriamoci Insieme, Liliana Picari.
Shoqata ASAT e studentėve shqiptarė tė Triestes, kėtė
vit feston Pavarėsinė tė shtunėn mė 26 nėntor nė orėn 20.00 (Via della
Ginnastica, 47, Trieste). Me mbrėmjen Albanian Party Vol. 4, nė tė
cilėn janė tė ftuar pėrveē studentėve edhe familjet shqiptare tė
qytetit. Bėhemi rreth 100 vetė thotė Arlind Doberdolani i shoqatės
ASAT - Do tė kemi mundėsinė tė shijojmė disa nga ushqimet tona
tradicionale dhe tė kėrcejmė nėn ritmet e muzikės sonė tė bukur shqipe.
Po tė shtunėn nė mbrėmje do tė festojnė pėr tė gjashtin vit rresht edhe shqiptarėt e shoqatės Shqiponja nė
Boario Terme me atė qė quajnė darkė festive me muzikė, kėngė dhe valle
popullore shqiptare. Do tė mblidhen nė orėn 20.00 nė hotelin
Capriccio Azzurro (Via Roccole, 17, Boario Terme).
Shoqata Iliria nė Ponte San Giovanni fton tė gjithė
shqiptarėt pėr tė shtunėn nė orėn 20.30 nė C.V.A. (Via della scuola,
pėrballė Terranova) dhe premton muzikė tradicionale, valle popullore
dhe pjata tipike tė kuzhinės shqiptare, si edhe shumė dėshirė pėr tė
festuar sė bashku.
Shoqata Juvenilja nė Forlģ, ka zgjedhur tė festojė tė
mėrkurėn mė 30 nėntor, nė Naima Club (via Somalia 2, Forlģ). Edhe ata me
kėngė e valle tradicionale shqiptare, duke filluar nga ora 19.30.
Shqiptarėt e Pistoias mund tė festojnė pėrvjetorin e
Pavarėsisė tė dielėn mė 27 nėntor nė Teatrin e Arci Cral Breda (via
Ciliegiole 77, Pistoia). Mbrėmja nis nė orėn 20.00 e me darkėn shqiptare
pėr tė vazhduar me projektimin e filmit Nėntori i Dytė dhe pėr tu
mbyllur me muzikė, kėngė e valle shqiptare.