Ditėn e shtunė, nė datėn
31 mars 2012, Ambasadori Llesh Kola ishte i ftuar dhe mori pjesė nė njė koncert
tė drejtuar nga Mjeshtri Aleksandėr Gashi, me instrumentistė shqiptarė, i cili
i dedikohej Profesor Gjovalin Xhanxhafilit. Prof. Xhanxhafili, i cili lindi dhe
punoi nė Shkodėr, pėr 26 vjet, qė nga hapja e shkollės sė muzikės atje, ka
drejtuar klasėn e harqeve. Nė vitin 1978, ai botoi metodėn e parė shqiptare pėr
violinė e cila u pėrdor nė tė gjitha shkollat tona tė muzikės. Ishin tė pranishėm
nė kėtė aktivitet familjarė tė Prof. Xhanxhafilit, studentė, miq dhe tė ftuar tė
tjerė shqiptarė dhe italianė.
Ambasadori Kola, nė
emėr tė Kėshillit Bashkiak tė qytetit tė Shkodrės, i dorėzoi familjarėve tė artistit
njė medalje pėr punėn dhe veprimtarinė e tij.
Gazetari i Tg5
Gioachino Bonsignore, i cili prezantoi koncertin, u shpreh se veprimtari tė
tilla tregojnė shkallėn e integrimit tė shqiptarėve nė Itali, por njėkohėsisht
edhe tė nivelit tė ri tė zhvillimit tė Shqipėrisė dhe shoqėrisė shqiptare, qė
me tingujt e muzikės sė luajtur nga artistėt e saj, tė mirėnjohur edhe nė
Itali, dhuroi art, emocione dhe miqėsi.