Home
Archivio News
Ambasciata
Servizi Consolari
I rapporti bilaterali
Benvenuti in Albania!
Apertura al Pubblico
Giorni Festivi
Video
Mappa Sito
Contatti
 


Links 
Clicca qui per collegarti al sito web: www.mfa.gov.al/index.php?option=com_content&view=article&id=7076&Itemid=86&lang=en
 
Clicca qui per collegarti al sito web: www.president.al/
 
Clicca qui per collegarti al sito web: www.parlament.al
 
Consiglio dei Ministri
 
Ministero degli Affari Esteri
 


Home » Archivio News » Ambasadori Llesh Kola merr pjesė nė 'Kopshtin e Bukurisė', nė Noto, Siēili - aktivitet me rastin e 100-vjetorit tė Pavarėsisė »
Ambasadori Llesh Kola merr pjesė nė 'Kopshtin e Bukurisė', nė Noto, Siēili - aktivitet me rastin e 100-vjetorit tė Pavarėsisė
Fjala e Ambasad...

 

Nė datat 3-5 maj 2012, nė qytetin Noto – trashėgimi universale e UNESCO-s qė prej 10 vjetėsh, nė Siēili, u zhvillua nisma kulturore me titull "Noto - Kopshti i Bukurisė", i organizuar nga Bashkia e Notos dhe grupi Art Project nėn drejtimin e artistit tė njohur Marco Nereo Rotelli, nė bashkėpunim me Rajonin e Siēilisė dhe Provincėn e Sirakuzės, nėn kujdesin e Ministrisė italiane tė Punėve tė Jashtme dhe Ministrisė sė Mjedisit dhe Mbrojtjes sė Territorit. Ky aktivitet u pėrshėndet nga Presidenti i Republikės Italiane, zoti Giorgio Napolitano. Qyteti siēilian mirėpriti artistėt mė tė mirė bashkėkohorė italianė dhe tė huaj, duke synuar nė konceptin e "kopshtit" si njė vend mistik, me tė vėrteta tė ndryshme dhe lule nga Lindja dhe Perėndimi. Kjo nismė pėrfshinte prezantimin e ekspozitave, shfaqjen e njė dokumentari, dhe mbajtjen e simpoziumeve.

Aktiviteti ishte konceptuar edhe si njė njė rast pėr tė festuar 100-vjetorin e Pavarėsisė sė Shqipėrisė, ku njė ndėr tė ftuarit e veēantė ishte Ambasadori i RSH-sė nė Romė, zoti Llesh Kola. Nė pjesėn dedikuar Shqipėrisė u prezantua ekspozita kolektive e 12 piktorėve shqiptarė me titull "Identiteti shqiptar" si dhe u festuan lidhjet historike mes dy popujve. Kjo ekspozitė u organizua nėn kujdesin artistit Alfred Mirashi. Autorėt e saj ishin piktorėt e njohur shqiptarė Alkan Nallbani, Artan Shabani, Alfred Milot Mirashi, Armando Xhomo, Blerta Xhomo, Genti Tavanxhiu, Pio Serafini, Parlind Prelashi, Alberto Saka, Albien  Alushaj,  Pjeter Koleci, Eldon Luarasi. Gjithashtu, pjesė e rėndėsishme e kėsaj nisme ishte dhe projektimi i filmit "Shqipėria - Vendi pėballė" i regjisorit Roland Sejko, i cili pėmes imazheve tė arkivit tė Institutit Luce dhe tė Arkivit Kinematorafik shqiptar tregon historinė e trazuar tė vendit gjatė shekullit XX.

Nė fjalėn e tij pėrshėndetėse, me rastin e prezantimit tė veprimtarive 3-ditore, Kryetari i Bashkisė sė Notos, zoti Corrado Bonfanti falėnderoi pėr praninė nė kėtė aktivitet tė Ambasadorit Kola dhe konsideroi kėtė ngjarje si njė moment tė veēantė takimi dhe miqėsie tė dy realiteteve qė njihen. Duke iu referuar edhe komunitetit tė hershėm tė arbėreshėve nė Itali, kryesisht nė Piana degli Albanesi, Kryetari i Bashkisė Bonfanti vuri nė pah lidhjet e ngushta qė kjo prani ka vendosur ndėrmjet Siēilisė dhe Shqipėrisė. Me kėtė rast, ai i dhuroi Ambasadorit Kola, nė emėr tė Bashkisė, emblemėn e aktivitetit kombėtar “Noto-Kopshti i Bukurisė”, i cili kėtė vit zhvilloi edicionin e tij tė dytė.

 

Duke marrė fjalėn me kėtė rast, Ambasadori Kola pėrshėndeti dhe falėnderoi pėr organizimin e kėsaj veprimtarie festuese tė 100-vjetorit sė bashku me miqtė italianė sepse kėto janė “festa tė pėrbashkėta” – vuri nė pah ai. Ai pėrmendi rolin e rėndėsishėm tė arbėreshėve nė Bashkimin e Italisė, duke kujtuar rolin e Francesco Crispit dhe shumė tė tjerėve. “Vitin e kaluar – vijoi ai – kemi festuar sė bashku rolin e arbėreshėve nė Bashkimin e Italisė, por njėkohėsisht edhe rolin e Italisė nė integrimin e shqiptarėve, sepse vjet u festua edhe 20-vjetori i eksodit modern tė shqiptarėve nė brigjet italiane. Edhe kėtė vit do tė festojmė sė bashku 100-vjetorin e Pavarėsisė sė Shqipėrisė pėr rolin qė Italia ka pasur, por njėkohėsisht edhe pėr rolin e rėndėsishėm tė shqiptarėve tė Italisė. Por nėse Shqipėria kėtė vit feston 100-vjetorin e Pavarėsisė, kultura e saj ėshtė shumė e vjetėr – vazhdoi ai. Nė fund tė muajit maj, nė Kalabri, do tė festohet 280-vjetori i themelimit tė Kolegjit tė Shėn Adrianit nė San Demetrio Corone”.

 

Shqipėria dhe shqiptarėt – theksoi Ambasadori Kola – ndjehen krenarė pėr miqėsinė dhe marrėdhėniet e shkėlqyera qė kanė me Italinė nė tė gjitha fushat, e cila ėshtė mbėshtetėsja mė e mirė e procesit tė integrimit tė saj nė BE. Me kėtė rast, pėr tė nxitur njė njohje mė tė mirė dhe pėr tė intensifikuar edhe mė tej lidhjet, Ambasadori Kola i sugjeroi Kryetarit tė Bashkisė sė Notos tė bėhet edhe njė binjakėzim i qytetit me njė qytet nė Shqipėri. Mė tej, ai prezantoi ekspozitėn artistike tė 12 artistėve shqiptarė tė mirėintegruar e tė rritur artistikisht nė Itali, si edhe dokumentarin “Shqipėria Vendi Pėrballė” tė Roland Sejkos, hapja dhe shfaqja e tė cilave u bėnė gjatė mbrėmjes.

 

Nė pėrfundim tė fjalės sė tij, Ambasasadori Kola falėnderoi italianėt pėr mikpritjen dhe miqėsinė qė i kanė rezervuar nė shekuj shqiptarėve.

 

Ambasadori Kola mori pjesė nė tė gjitha veprimtaritė qė u zhvilluan nė kuadėr tė nismės “Noto –Kopshti i Bukurisė”, ku pati rastin tė fliste pėr Shqipėrinė dhe ta bėnte atė tė njohur edhe tek tė rinjtė e liceut artistik tė Notos. Ishte i pranishėm nė kėtė veprimtari edhe siriani Adonis, disa herė kandidat pėr ēmimin Nobel, i konsideruar si poeti mė i madh arab i kohės sė sotme, me tė cilin Ambasadori Kola u takua pėrzemėrsisht dhe diskutoi nė lidhje me pranverėn arabe.

Video

 
 
   Gallery   
 
 

Presentazione d...
Ambasadori dhe ...
Identitą Albane...
Ambasadori dhe ...
Ambasadori Kola...
Noto - Il Giard...







Richiedi informazioni Invia la pagina Stampa la pagina

AMBASADA SHQIPTARE NE ROMĖ   P.iva: 97096720582

Via Asmara nr.5
- 00199 - Romė
Tel: 00 39 06/8622411    Fax: 00 39 06/86224120    E-mail: info@ambalbania.it
Realizzazione web by euchia