 | | Neritan_Ceka_2.... | |
|
| Kėto ditė nė Torino u zhvillua Konferenca arkeologjike Nė gjurmėt e Ilirisė sė Lashtė, (Alla scoperta dellantica Illiria), organizuar nga shoqata kulturore italo-shqiptare Vatra, nė vijim tė promovimit dhe vlerėsimit tė pasurive kulturore, artistike, historike dhe letrare, qė ka ndėrrmarrė kjo shoqatė, e mbėshtetur dhe nga Ambasada e Shqipėrisė nė Romė.
Salla prestigjioze Circolo dei lettori ishte mbushur plot me qytetarė, shqiptarė dhe italianė, studentė, historianė, gazetarė, dashamirės tė Shqipėrisė dhe tė kulturės sė saj, etj., pra, publik i kualifikuar. Interesi ishte aq i madh sa kishte dhe njerėz qė rrinin mė kėmbė pėr tė ndjekur konferencėn.
E gjitha ishte konceptuar si njė udhėtim arkeologjik nėpėr tokėn shqiptare, ilustruar me imazhe dhe tė dhėna informative, ku u shpalosėn kohėrat dhe lidhjet mes tyre.
Ligjėruesi kryesor i konferencės ishte arkeologu i njohur, specialist i ilorologjisė, profesor Neritan Ceka, hulumtues nė kėshtjellėn e Rosujės nė Tropojė, nė Belsh, zbulues i varrit tė Selcės sė Poshtme. Tėrheqjen mė tė fortė e dha qyteti i madh i Bylisit, zbulimi i teatrove atje, stadiumi, shėtitoret, gjimnazi, kullat e fortifikimi si dhe gėrmimet shqiptaro-franceze nė Apolloni e Butrint, ku u shqua arkeologu italian Kont Ugolini.
Mė pas folėn arkeologu italian Sandro Caranzano, profesoresha dhe historiania nė Universitetin e Torinos Chiara de Filippis, si dhe gazetari Benko Gjata, korrespondent i akredituar i ATSH-sė nė Itali.
Konferenca nxorri nė pah qytetėrimin e hershėm ilir, pėrhapjen e tyre, fiset e ndryshme ilire, dėshmitė dhe dukuritė si dhe vazhdimėsinė e tyre te shqiptarėt e sotshėm, duke dhėnė kėshtu bindshėm dhe me kulturė imazhin e Shqipėrisė antike dhe perspektivėn.
Ndėrkaq konferencėn e pėrshėndetėn dhe pėrfaqėsues tė pushtetit vendor, Gianni Oliva, asesor i kulturės nė rajonin e Piemontes, Marco Borgione, asesor i politikave sociale nė Bashkinė e Torinos dhe Michele dellUtri, asesor i marrėdhėnieve ndėrkombėtare, etj.
Konfernca u realizua dhe nė bashkėpunim me F.I.A.P. (Federata e Shoqatave Shqiptare, Italo-Shqiptare dhe Arbėreshe tė Piemontes), me Zyrėn e Pėrfaqėsimit tė Dhomės sė Tregtisė dhe Industrisė sė Tiranės e Torinos dhe me Rajonin e Piemontes. Ajo pati jehonė dhe rėndėsi pėr tė vėrtėn historike qė shpalosi, pėr informacionin kulturor dhe imazhin e shqiptarėve, si popull i hershėm dhe autokton nė Mesdhe, me qytetėrim europian.
|