Home
Archivio News
Ambasciata
Servizi Consolari
I rapporti bilaterali
Benvenuti in Albania!
Apertura al Pubblico
Giorni Festivi
Video
Mappa Sito
Contatti
 


Links 
Clicca qui per collegarti al sito web: www.mfa.gov.al/index.php?option=com_content&view=article&id=7076&Itemid=86&lang=en
 
Clicca qui per collegarti al sito web: www.president.al/
 
Clicca qui per collegarti al sito web: www.parlament.al
 
Consiglio dei Ministri
 
Ministero degli Affari Esteri
 


Home » » Intervistė e Ambasadorit Llesh Kola dhėnė seksionit nė shqip tė Radio Vatikanit »
Intervistė e Ambasadorit Llesh Kola dhėnė seksionit nė shqip tė Radio Vatikanit

Gazetari: “Zoti Ambasador. Sot vjen 20 vjetori i arritjes sė anijes sė parė, apo lundrės sė parė, me shqiptarė nga Shqipėria nė brigjet e qytetit italian Otranto. Sot Kryeipeshkvia e kėtij qyteti dhe mbarė bashkia pėrkujtuan pėrvjetorin e emigracionit tė parė nga Shqipėria qė shėnoi edhe rėnien e regjimit komunist. Njė kujtim Juaji i kėtij eksodi dhe pastaj do tė doja tė ndaleshim tek emigrantėt shqiptarė nė Itali sot.”

Ambasadori Kola: “Faleminderit. Kujtimet e mia janė kujtimet e ēdo shqiptari nė ato momente tė vėshtira tė 20 viteve mė parė kur shqiptarėt, kėsaj radhe, jo pėr diktaturėn, por si arėsye e shembjes sė saj, lanė Shqipčrinė pėr motive ekonomike dhe filluan atė eksod biblik pėr tė kėrkuar njė jetė mė tė mirė tė cilėn e kishin tė bllokuar gjatė regjimit totalitar 50 vjeēar dhe me njė histori shumė tė rėnduar. Sot pikėrisht ėshtė momenti kur 20 vite mė parė shqiptarėt e parė tė nisur nga brigjet e Vlorės zbritėn nė brigjet e shpreses, aty nė Otranto. Mė pas ka filluar rruga e gjatė disa vjeēare e eksodit tė shqiptarėve nė Itali, duke filluar nė 7 mars me anijen panameze nė Brindizi me 5 mijė shqiptarė e kėshtu me radhė. Ka qenė vėrtetė njė kalvar i madh vuajtjesh, mundimesh, sakrificash edhe humbjesh jete tė shqiptarėve, por ajo ėshtė tashmė njė histori pėr fatin e mirė tė tė gjithėve.”

Gazetari: “Ēfarė pėrfaqėsoi pėr Ju kjo ngjarje qė emigracioni, njerėzit me hall, njerėzit qė kėrkonin lirinė, njerėzit qė kėrkonin njė jetė mė tė denjė njerėzore e braktisėn atdheun dhe ikėn nga kthetrat e njė diktature dhe u nisėn drejt kėrkimit tė njė jete mė tė mirė. Siē thatė dhe Ju, mjerisht disa prej tyre nuk arritėn kurrė ta shijonin lirinė dhe dinjitetin e jetės.”

Ambasadori Kola: “Pėrfaqėson realitetin qė ndodhte nė ato kohė nė Shqipėri, por dhe njė ideal shumė tė madh: shpresėn e shqiptarėve pėr njė jetė mė tė mire pėr njė ideal mė tė mirė, pėr liri, pėr ekonomi dhe pėr tė jetuar si tė gjithė vendet e tjera tė lira tė botės sė civilizuar dhe jo mė kot ato u drejtuan nga perėndimi. Ishin mė afėr, por kishin dhe atė vokacion dhe atė mentalitet pro-perėndimor dhe Italia ishte shpresa, siē kishte qenė dhe gjatė komunizmit njė dritare e hapur shprese, por asnjėherė jo realitet. Shembja e komunizmit bėri tė mundur kėtė realitet.”

Gazetari: “Zoti Ambasador Kola. Sot si mund tė pėrshkruhet realiteti i emigracionit tė shqiptarėve qė gjatė viteve ėshtė rritur falė edhe njė elementi qė dua tė theksoj, mikpritjes vėrtetė, tė sinqertė, vėllazėrore do ta quaja, tė Italisė qė mė 90-ėn me grupe tė vogla, qė nga viti 91 me grupe mė tė mėdha tė shqiptarėve, deri nė ditėt e sotme shqiptarėt nė Itali kanė gjetur njė popull qė i ka mirėpritur dhe i ka ndihmuar.”

Ambasadori Kola: “Absolutisht keni tė drejtė. Sot 20 vjet mė pas ne kemi tė drejtė tė bėjmė njė bilanc pėr emigracionin shqiptar nė Itali dhe ky bilanc ėshtė shume pozitiv. Para se tė bėj kėtė bilanc dhe arritjet pozitive, unė do tė theksoj nė radhė tė parė mirėnjohjen tonė si komb, mirėnjohjen si vend pėr popullin italian, pėr shtetin italian, pėr institucionet italiane qė nė atė kohė i pritėn shqiptarėt me probleme, me halle, dhe arritėn t’i sistemojnė t’i japin ndihmėn e parė dhe mė pas t’i integrojnė. Por nuk duhet tė harrojmė dhe momentin tjetėr, duhet tė falėnderojmė dhe t’u jemi mirėnjohės emigracionit shqiptar, i cili sot ėshtė gjysėm milioni nė Itali, qė jeton, ėshtė i mirėintegruar dhe ėshtė njė faktor i madh pėr kėto marrėdhėnie tė shkėlqyera qė Shqipėria ka me Italinė, pėr kėtė miqėsi funksionale qė shqiptarėt kanė me italianėt. Dhe ky emigracion ėshtė sot njė imazh i shtuar i Shqipėrisė sė re, ėshtė njė imazh i ri dhe realitet konkret, jo vetėm pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt, por pėr tė gjithė kompleksin e marrėdhėnieve tė shkėlqyera qė ne kemi me Italinė nė tė gjitha fushat.”

Gazetari: “Unė Ju falčnderoj dhe dua tė shtoj vetėm kėtė faktor qė vėrtetė emigracioni shqiptar ka kaluar momente tė vėshtira, por emigracioni shqiptar ka krijuar edhe disa probleme, fatbardhėsisht njė numėr shumė i pėrkufizuar shqiptarėsh, qė nė momente tė veēanta nuk ishte imazhi mė i bukur, mė fisnik i shpirtit tė vėrtetė shqiptar, por sot emigraciuoni shqiptar gėzon njė reputacion, njė respekt nga bashkėsia italiane dhe ajo europiane.”

Ambasadori Kola: “Kjo ėshtė pasojė, mendoj unė, e aftėsive tona integruese dhe aftėsive tona qytetare, e pritjes sė italianėve, por unė kam nėnvizuar dhe njė faktor shumė tė madh: nė radhė tė pare, nė fillim shqiptarėt nuk e njihnin botėn e civilizuar, kishin shumė halle dhe njė element shumė cilėsor ka qenė bashkimi familjar i shqiptarėve. Njerėzit kur kanė punėn, familjen, shtėpinė, janė tė predizpozuar tė jenė tė suksesshėm dhe kėtė e kanė treguar shqiptarėt. Bashkimet e familjeve, me gjetjen e vendeve tė punes, me pasjen e banesave tė tyre, kanė treguar qė janė tė aftė tė integrohen dhe tė jenė njė faktor, jo vetėm pėr njė imazh tė shtuar, por dhe pėr marrėdhėniet e Shqipėrisė me Italinė.”

Gazetari: “Ju falenderojmė dhe urojmė qė shqiptarėt tė jenė vėrtetė ajo pasqyrė e pjesės mė tė bukur e mė fisnike qė e karakterizon popullin shqiptar.”

Ambasadori Kola: “Janė shqiptarėt e Shqipėrisė dhe janė vlerė e shtuar e tė gjithė kombit shqiptar, kudo qė janė, dhe mendoj se emigracioni ėshtė pararojė e proceseve tona integruese nė Europėn e bashkuar.”    





Richiedi informazioni Invia la pagina Stampa la pagina

AMBASADA SHQIPTARE NE ROMĖ   P.iva: 97096720582

Via Asmara nr.5
- 00199 - Romė
Tel: 00 39 06/8622411    Fax: 00 39 06/86224120    E-mail: info@ambalbania.it
Realizzazione web by euchia