Itali-Shqipėri negociojnė Memorandumin Mirėkuptimi pėr zbatimin e marrėveshjes pėr Migracionin e Punės. Firmosja e kėtij Memorandumi do tu mundėsojė shqiptarėve qė tė pėrfitojnė nė mėnyrė tė pakufizuar nga ofertat nė tregun italian tė punės si dhe tė pėrmirėsojnė profilin e tyre profesional
Tiranė, 5 maj 2011 Ngritja e njė Zyre Koordinimi nė Ministrinė e Punės sė Shqipėrisė pėr lehtėsimin e shkėmbimit tė informacionit mes Shqipėrisė dhe Italisė pėr lidhjen e kėrkesės dhe ofertės pėr punė. Ėshtė njė nga pikat e Memorandumit tė Mirėkuptimit me Ministrinė e Punės dhe Politikave Sociale tė Italisė nė lidhje me zbatimin e Marrėveshjes pėr Migracionin e Punės, nėnshkruar nė 2 dhjetor 2008 nė Tiranė nga kryeministrat Berisha dhe Berluskoni.
Njė delegacion i Ministrisė sė Punės dhe Ēėshtjeve Sociale tė Italisė ndodhet kėto ditė nė Tiranė pėr tė diskutuar me palėn shqiptare, pėrfaqėsuar nga Ministria e Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė Barabarta, rreth draftit tė Memorandumit i cili, ndėr tė tjera, do tu mundėsojė shqiptarėve tė marrin informacion tė pėrditėsuar rreth ofertave pėr punė qė vijnė nga tregu italian i punės dhe tė paraqesin kėrkesat e tyre pėr tė pėrfituar nga kėto oferta. Kjo do tė bėhet e mundur nėpėrmjet ngritjes sė strukturave pėrkatėse, tė cilat do tė lehtėsojnė shkėmbimin e informacionit mes dy vendeve, ku njė vlerė tė madhe merr ngritja e Zyrės sė Koordinimit pranė Ministrisė shqiptare tė Punės, e cila, sipas parashikimit dhe vullnetit tė shprehur nga tė dy delegacionet do tė ngrihet nė shtator tė kėtij viti, menjėherė pas nėnshkrimit tė memorandumit nga ministrat homologė.
Takimi i mbajtur mes dy delegacioneve nė Ministrinė e Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė Barabarta pason takimin e zhvilluar nė Romė disa muaj mė parė, nė qendėr tė tė cilave ishte hartimi i njė dokumenti tė pėrbashkėt, i cili do tė bėjė tė mundur krijimin e kushteve pėr nxitjen e menaxhimit tė bashkėrenduar dhe efikas tė flukseve migratore.
Pėrfaqėsuesit e delegacionit italian nė fillim tė takimit bėnė njė pasqyrė tė ekonomisė italiane, prirjes sė tregut tė punės, tė kuadrit ligjor nė fushėn e marrėdhėnieve tė punės si dhe profesioneve nė tė cilat mund tė jenė mė sė shumti tė fokusuara ofertat e punėdhėnėsve italinė pėr punėmarrėsit shqiptarė, si shėrbime turizmi, ndėrtim dhe bujqėsi.
Memorandumi parashikon qė palėt nėnshkruese tė bashkėpunojnė pėr krijimin e kushteve pėr menaxhimin e bashkėrenduar dhe efikas tė flukseve migratore, me synim lehtėsimin e procedurave tė pėrzgjedhjes, rekrutimit dhe vendosjes sė shtetasve shqiptarė nė tregun italian tė punės, nė rast tė mungesės sė krahut tė punės atje. Po ashtu, palėt angazhohen tė nxisin rrugėt ligjore tė migracionit, nėpėrmjet mekanizmave tė punėsimit sezonal, kurseve tė trajnimit, etj.
http://www.shqiptariiitalise.com