Home
Archivio News
Ambasciata
Servizi Consolari
I rapporti bilaterali
Benvenuti in Albania!
Apertura al Pubblico
Giorni Festivi
Video
Mappa Sito
Contatti
 


Links 
Clicca qui per collegarti al sito web: www.mfa.gov.al/index.php?option=com_content&view=article&id=7076&Itemid=86&lang=en
 
Clicca qui per collegarti al sito web: www.president.al/
 
Clicca qui per collegarti al sito web: www.parlament.al
 
Consiglio dei Ministri
 
Ministero degli Affari Esteri
 


Home » » Ambasadori Kola merr pjesė nė prezantimin e librit “Ura Itali-Shqipėri nė mes tė Bashkimit Evropian dhe Ballkanit” »
Ambasadori Kola merr pjesė nė prezantimin e librit “Ura Itali-Shqipėri nė mes tė Bashkimit Evropian dhe Ballkanit”

 

Ambasadori Llesh Kola mori pjesė, nė datėn 17 maj 2011, nė prezantimin e librit “Ura Itali-Shqipėri nė mes tė Bashkimit Evropian dhe Ballkanit”, me autor Prefektin Giuseppe Fera dhe bashkėpunim tė Prefektit Nicola Simone, pranė Shkollės sė Perfeksionimit tė Forcave tė Policisė nė Romė. Ishin tė ftuar dhe mernin pjesė fuksionarė tė lartė tė Ministrisė italiane tė Brendshme dhe tė Policisė sė Shtetit.

Libri nė fjalė ka nė qendėr tė tij profilin historik tė Shqipėrisė, ndėrtimin e sistemit demokratik tė saj dhe zhvillimin e bashkėpunimit italo-shqiptar ndėrmjet forcave tė policisė, horizontet e reja tė bashkėpunimit tė policisė nė Ballkan, realitetin dhe vitalitetin e Misionit Italian tė Policisė “Interforce” nė “Vendin e Shqiponjave”.

E sotmja dhe e ardhmja e Evropės janė tė lidhura fort me zgjidhjen e problemeve qė ndikojnė nė stabilitetin e rendit dhe sigurisė publike nė njė perimetėr politik, ekonomik dhe social nė zhvillim, i destinuar tė zgjerohet me anėtarėsimin nė Bashkimin Evropian tė vendeve tė tjera tė Ballkanit. Kėtij skenari i dedikohet rruga e pėrshkruar nga autori i librit. Pėrmes njė analize historike tė pėrvojave tė mbledhura pėrgjatė perkorseve rrugėve tė bashkėpunimit mes policisė italiane dhe asaj shqiptare, tė cilat nė njė reaksion zinxhir, kanė ndikuar edhe nė marrėdhėniet me vendet e tjera tė Ballkanit, janė identifikuar linjat kryesore tė strategjive tė vėna nė jetė nga Ministria e Brendshme italiane, tė harmonizuara me strategji mė tė pėrgjithshme nė nivel qeveritar dhe me gjerė, me drejtimet politike dhe teknike tė mbėshtetura nga komunitetit evropian. Kontributi i veprės ėshtė identifikimi i ēėshtjeve mė tė rėndėsishme tė njė realiteti shumė kompleks, duke iu referuar vendeve tė Ballkanit, tė cilėt kanė pėrshkuar konflikte tė nxitura nga njė nacionalizėm i ekzagjeruar, nga probleme tė krimit, nga intereat vetjakė ekonomikė dhe socialė, nga pavendosmėri, nė kuadėr tė komunitetit evropian, pėrballė perspektivės pėr tė qeverisur, sė bashku me autoritet, emergjencat tė ndryshme.

Nė prezantimin e librit tė tij, Prefekti Fera u pėrqendrua nė marrėdhėniet dypalėshe ndėrmjet Italisė dhe Shqipėrisė, kryesisht fushėn e sigurisė dhe tė ligjshmėrisė, tė cilat kanė ndihmuar nė krijimin e njė ure ndėrmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve tė Ballkanit, e mirėnjohur ndėrkombėtarisht dhe e tillė sa tė mund praktikohet dhe forcohet nė funksion tė zhvillimit dhe konsolidimit tė paqes brenda kufijve Evropės sė re. “Bashkėpunimi mes forcave tė policisė italiane dhe shqiptare, nė tė gjitha nivelet dhe nė fusha tė ndryshme, ka gjeneruar rezultate tė shkėlqyera nė luftėn kundėr krimit tė organizuar, trafikut tė qenieve njerėzore dhe krimit transndėrkombėtar” – tha Prefekti Fera, duke pėrshkruar me emocion dhe krenari pėrvojėn e tij personale nė kėtė drejtim. Ai bėri njė historik tė pėrmbledhur tė njė bashkėpunimi mė shumė se 15-vjeēar dhe tepėr tė frytshėm duke paraqitur dhe tė dhėna statistikore tė cilat janė tregues i qartė jo vetėm i angazhimit tė madh tė tė dy palėve por edhe tė nivelit tepėr tė lartė tė profesionalizimit tė forcave shqiptare dhe atyre italiane. Nė kėtė pikė, duke nėnvizuar se ky bashkėpunim ishte njėkohėsisht edhe vijim i njė vullneti politik tė pėrbashkėt tė qeverive tė dy vendeve, Prefekti Fera pėrfitoi nga rasti tė falenderonte Ambasadorin Kola pėr pjesėmarrjen e tij nė kėtė eveniment. Ai e mbylli diskutimin e tij me fjalė shprese pėr misionin italian “Interforce”, pėr kapacitetin e treguar pėr tė ndėrvepruar me komunitetin shqiptar, pėr angazhimin e pėrbashkėt pėr tė njohur dhe vlerėsuar traditat, zakonet, historinė si edhe problematikėn shqiptare, me qėllim konsolidimin e paqes mes famijleve dhe popujve.

Prezantimi i Prefektit Fera, i cili shoqėrohej me fotografi tė veprimtarive qė kanė karakterizuar bashkėpunimin e forcave tė policisė tė dy vendeve nė vite, u shoqėrua nga ndėrhyrja e Prefektit Simone, Shef i Misionit italian Interforce nė Shqipėri nė vitet 1997-2001, dhe e Prefektit Bruno Frattasi, tė cilėt gjithashtu vlerėsuan nė njė nivel tė shkėlqyer marrėdhėniet dhe bashkėpunimin ndėrmjet institucioneve shqiptare dhe italiane tė sigurisė publike nė luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe trafikut tė qenieve njerėzore. “E shohim tashmė Shqipėrinė si njė vend normal qė shpejt urojmė ta shohim vend anėtar tė BE-sė” – tha Prefekti Frattasi, duke pėrcjellė edhe mesazhin e Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Sigurisė Publike, Prefektit Antonio Manganelli.

Mė tej, moderatori i debatit ftoi Ambasadorin Kola tė pėrcjellė mesazhin e tij me kėtė rast. Amb.Kola u shpreh i nderuar dhe i emocionuar qė ishte i pranishė nė njė ngjarje tė tillė, e cila “ėshtė njė nderim dhe vlerėsim pėr forcat italiane tė policisė, pėr pėrjekjet e tyre nė mbėshtetjen dhe bashkėpunimin me forcat e policisė shqiptare. Tė gjithė sė bashku, me vullnetin tonė politik por sidomos me mbėshtetjen tuaj tė paepur, Shqipėria 20 vjet mė pas ėshtė njė vend me arritje dhe standarte, qytetarėt e sė cilės mund tė lėvizin lirshėm nė tė gjithė zonėn Shengen, e cila pret sė shpejti tė bėjė pjesė nė familjen evropiane”. Nė pėrshendetjen e tij, ai nėnvizoi marrėdhėniet e shkėlqyera nė tė gjitha fushat, duke shprehur mirėnjohje pėr angazhimin pėr tė arritur objektivat “aspak tė lehta pėr t’u arritur”. “Mirėnjohje jo vetėm forcave tė policisė por tė gjitha institucioneve dhe popullit italian” – e pėrfundoi fjalėn e tij Ambasadori Kola.





Richiedi informazioni Invia la pagina Stampa la pagina

AMBASADA SHQIPTARE NE ROMĖ   P.iva: 97096720582

Via Asmara nr.5
- 00199 - Romė
Tel: 00 39 06/8622411    Fax: 00 39 06/86224120    E-mail: info@ambalbania.it
Realizzazione web by euchia