Ministri i Financave Bode, duke bėrė tė ditura detaje tė marrėveshjes, tha se njė pjesė e borxhit qė Shqipėria ka ndaj Italisė deri nė shumėn 20 milionė euro, pėr disa kredi tė akorduara nga qeveria italiane, nuk do t'i paguhen kėsaj tė fundit por do tė depozitohen nė njė Fond tė veēantė. Fondi do tė pėrdoret pėr realizimin e projekteve pėr zhvillim qė do tė identifikohen bashkėrisht nga te dy palėt dhe qė do tė jenė tė fokusuara nė fushat e arsimit, shėndetit dhe gjenerimit punėsimit.
Referuar marrėveshjes, pagesat nė kėtė fond do tė bėhen nė njėmbėdhjetė kėste. Secili kėst konvertohet nė lek, sipas kursit tė kėmbimit tė dhėnė nga Banka e Shqipėrisė nė datėn e depozitimit tė kėstit. Kėsti i parė qė do tė ketė vlerėn 500.000 euro, do tė depozitohet nė kėtė fond brenda 30 ditėve nga data e hyrjes nė fuqi e Marrėveshjes. Dhjetė kėstet pasuese gjashtėmujore, secili me vlerėn prej 1,95 milionė euro, do tė depozitohen mė 31 tetor dhe 30 prill pėr pesė vjet rresht.
Pėr realizimin e kėtij programi nė mbėshtetje tė politikave tė zhvillimit social, do tė funksionojė njė Komitet i pėrbashkėt Menaxherial, i cili do tė pėrbėhet nga ministri i Financave ose pėrfaqėsuesi i tij, i asistuar nga pėrfaqėsuesit e Departamentit tė Strategjisė dhe Bashkėrendimit tė Donatorėve pranė Kėshillit tė Ministrave dhe Ministri tė tjera pėrkatėse; ambasadori italian nė Shqipėri ose pėrfaqėsuesi i tij, i asistuar nga anėtarėt e Zyrės Italiane tė Bashkėpunimit dhe/ose MFA-DGDC.
Afati i pėrdorimit tė fondit pėr realizimin e projekteve tė pėrzgjedhura ėshtė deri nė dy vjet qė nga ēasti i depozitimit tė kėstit tė fundit nė llogarinė e fondit. Fondet e krijuara nga depozitimi i kėsteve tė borxhit pėr kreditė ekzistuese, dhe tė pėrdorura pėr projektet pėrkatėse, do tė konsiderohen si shuma borxhi tė shlyera kundrejt Qeverisė sė Republikės sė Italisė. Fondet e papėrdorura deri nė afatin e vendosur prej dy vjetėsh, do ti kthehen Qeverisė Italiane.