Nė datėn 29 tetor 2011, nėn kujdesine Rajonit tė Abruzzo-s, Provincės sė
Chietti-t, Bashkisė sė Lanciano-s dhe Konfkomerēo-s sė Chietti-t, Shoqata
Kulturore italo-shqiptare Italfida u zhvillua nė qytetin e Lanciano-s, nė
Provincėn e Chietti-t, Konferenca me titull Emigracioni qytetarėt e rinj
italianė tė sė ardhmes, njė takim i rėndėsishėm gjatė sė cilit u diskutua nė
lidhje me mundėsitė e reja qė Italia u ofron emigrantėve. Ishin tė ftuar dhe
merrnin pjesė nė kėtė konferencė Ambasadori Llesh Kola, Presidenti i Provincės
sė Chietti-t, zoti Enrico di Giuseppantonio, Presidenti i Kėshillit Rajonal,
zoti Nazario Pagano, Arqipeshku i Lanciano-s, zoti Emidio Cipollone, Kryetari i
Bashkisė sė Lanciano-s, zoti Mario Pupillo, dhe autoritete tė tjera lokale dhe
rajonale, tė cilat folėn nė lidhje me tema tė tilla si cultura e integrimit,
depressioni i emigrantėve, sipėrmarrjet shqiptare nė Abruzzo, qytetarėt e rinj
italianė tė sė ardhmes dhe rėndėsia e qytetarisė italo-shqiptare.
Autoritetet e pranishme nė kėtė konferencė, duke marrė fjalėn vunė nė dukje
rėndėsinė e njohjes sė emigrantėve, duke tejkaluar pargjykimet, dhe integrimit
tė tyre sa mė tė mirė nė jetėn italiane. Ata nėnvizuan faktin se emgrantėt pėrbėjnė
njė vlerė tė shtuar pėr Italinė. Duke u ndalur tek emigrantėt shqiptarė u nėnvizua
afėrsia gjeografike theksuar nė faktin se na bashkon njė det i vetėm, por
edhe aftėsia e shqiptarėve pėr tu mirėintegruar dhe pėr tė shkėmbyer
eksperiencat e tyre mė qyetarėt italiane, duke u shndėrruar kėshtu nė urėn qė
lidhet mė ngushtė dy brigjet e Adriatikut. Pėrfaqėsuesja e Shoqatės Italfida
theksoi rėndėsinė e marrjes sė qytetarisė italiane pėr tė gjithė ata, qė sipas
legjislacionit italian, kanė 10 vjet punė dhe jetė nė Itali, si njė kurorėzim i
pėrpjekjeve ėpr tu integruar mė sė mirė nė njė shoqėri tė re. Emigracioni ėshtė
njė element shumė i rėndėsishėm i zhvillimit dhe integrimi ėshtė ēelėsi pėr
ta shndėrruar atė nė njė histori suksesi.
Nga ana e tij, Ambasadori Kola falenderoi pėr organizmin e njė takimi tė
tillė, i cili nxjerr nė pah nivelin e lartė tė integrimit tė qytetarėve
shqiptarė nė Itali si edhe marrėdhėniet e shkėlqyera qė ekzistojnė mes dy
vendeve dhe dy popujve tanė. Ai pėrmendi rolin e rėndėsishėm tė emigracionit tė
vjetėr arbėresh shqiptare dhe tė emigrazionit tė ri qė kėtė vit feston 20 vjet
histori tė suksesshme emigracioni. Emigrantėt shqiptarė nė Itali pėrbėjnė sot
njė faktor rritjeje nė sektorė si ndėrtimi, bujqėsia dhe shėrbimet, ku 26 mijė
prej mė shumė se 500 mijė emigrantėsh kanė ngritur sipėrmarrjet e tyre tė vogla
dhe tė mesme.