Nė datėn 29 shkurt 2012, Ambasadori Llesh Kola ishte i ftuar dhe mori pjesė nė
njė takim tė organizuar nga Shoqata italiane Seniores, pėr nder tė figurės sė
politikanit arbėresh Terenc Toci. Shoqata Seniores, e themeluar qė nė vitin
1960, pėrbėhet nga eskponentė tė politikės, institucioneve, avokaturės,
magjistraturės dhe universiteteve, tė cilėt ishin tė pranishėm nė takim, sė
bashku edhe me njė grup studentėsh shqiptarė qė frekuentojnė universitetet e
Romės.
Terenc Toci,
qytetar italian me origjinė arbėreshe, por edhe qytetar shqiptar, i cili ka
interpretuar nė formė tė plotė dhe tė ndėrgjegjshme marrėdhėniet e miqėsisė
historike mes Italisė dhe Shqipėrisė, por njėkohėsisht edhe marrėdhėniet e
aleancės sė forcuar duke vepruar gjithnjė nė respekt rigoroz tė pavarėsisė dhe
identitetit tė Shqipėrisė si edhe tė dinjitetit tė popullit shqiptar.
Historiani Fabrizio Fabbricatore bėri njė prezantim tė jetės dhe veprimtarisė
patriotike tė Terenc Tocit, bazuar mbi dokumentacion tė shkruar, duke vėnė nė
pah cilėsitė, virtytet dhe dashurinė e tij pėr Italinė, Shqipėrinė dhe shqiptarėt,
i cili u pasurua edhe mė tej me dėshiminė e drejtpėrdrejtė tė nipit tė tij,
Terenzio DAlena.
Tema
qendrore e takimit ishte Terenc Toci, por ashtu siē u shpreh edhe Presidenti i
Shoqatės Seniores, Prof. Augusto Sinangra: jemi mbledhur sonte tė gjithė
bashkė pėr tė folur pėr Shqipėrinė, kėtė vend mik, i cili vitet e fundit ka parė
njė progres tė jashtėzakonshėm. Nė vijim, duke iu referuar studentėve tė
pranishėm nė sallė, si edhe studentėve shqiptarė nė pėrgjithėsi si e ardhmja mė
e mirė e vendit, Prof. Sinagra u shpreh me urimin se reformat nė administratėn
publike shqiptare duhet tė vijojnė dhe ti jepet mundėsi tė gjithė studentėve qė
kanė studiuar nė perėndim tė japin kontributin e tyre.
Duke marrė
fjalėn, Ambasadori Kola falenderoi pėr nismėn dhe konfirmoi se studentėt tanė
janė imazhi mė i mirė i yni. Ai u ndal tek roli i Terenc Tocit dhe rehabilitimi i figurės sė tij. Nė kėtė
kontekst, ai pėrmendi rolin e tė gjithė arbėreshėve nė 100-vjetorin e Pavarėsisė
sė Shqipėrisė dhe 150-vjetorin e Bashkimit tė Italisė. Duke folur pėr
komunitetin shqiptar nė Itali, Ambasadori Kola theksoi integrimin shumė tė mirė
tė tyre nė Itali, nė kėtė vend fqinjė, partner strategjik tė Shqipėrisė, parner
tė parė ekonomik dhe tregtar, me tė cilin kemi marrėdhėnie tė shkėlqyera, mbėshtetės
i procesit tė integrimit europian tė Shqipėrisė, duke theksuar edhe frymėn
europiane dhe euro-optimizmin shqiptar. Ambasadori Kola, e mbylli fjalėn e tij
duke iu rikthyer edhe njė herė figurės sė Terenc Tocit dhe duke theksuar se pėrkujtimi
pėr Terenc Tocit ėshtė shėrbimi mė i mirė qė i bėjmė. Vepra e tij jeton dhe e
respektojmė tė gjithė bashkė, shqiptarė, arbėreshė e italianė.
Pėr tė pranishmit u shpėrndanė edhe disa kopje tė
librit Terenc Toci, babai im, tė autores Rita Toci.