Me ftesė tė Qendrės Kanoa e Kajak Albatros dhe Nuova Fiera di Roma, Ambasadori Llesh Kola mori pjesė, ditėn e djelė, mė 24 qershor 2012, nė njė manifestim kombėtar tė kanotazhit tė organizuar nga Qendra Albatros, nė Trevignano Romano, nė liqenin e Braēianos. Ishte realizuar, me bashkėpunimin e MPJ-sė, edhe prania nė kėtė aktivitet e Zv.Kryetarit tė Bashkisė sė Shkodrės, z.Ridvan Troshani, dhe Kryetarit tė Kėshillit Bashkiak tė Shkodrės, z.Bardhyl Lohja. Merrnin pjesė nė kėtė aktivitet Kryetari i Bashkisė sė Trevignano Romano, z.Massimo Luciani, Presidenti i Konsorciumit tė Liqenit tė Braēanos (i cili pėrfshin Provincėn e Romės dhe Komunat e Braēanos, Anguillara Sabazia dhe Trevignano Romanos) dhe autoritete tė tjera lokale.
Qendra Albratros ka zhvilluar njė ekspeditė nė liqenin e Shkodrės nė datat 9-17 qershor 2012. Nė datėn 10 qershor kanoistėt kanė ndaluar nė Zogaj, ku ata janė pritur me shumė entuziazėm nga autoritetet dhe popullsia lokale. Pjesėtarėt e ekspozitės shprehėn mirėnjohje dhe kėnaqėsi tė veēantė pėr pritjen shumė tė nfrohtė tė rezervuar nė Zogaj.
Gjatė manifestimit, nė njė takim qė u zhvillua me pjesėmarrjen e autoriteteve tė sipėrpėrmendura, z. Francesco Dragoni, pėrgjegjės i Qendrės sė Nautikės Kanoa dhe Kajak Albatros, tregoi eksperiencėn e mrekullueshme tė ekspeditės Shėtitje nė liqenin e Shkodrės (Mal i Zi Shqipėri) me kajak deti. Ky projekt ishte prezantuar nė kontekstin e sallonit tė Nautikės dhe Detit Big Blu, nė selinė e Federatės Kombėtare tė Velave, nė Romė, mė 26 shkurt 2012. Qėllimi i kėsaj ekspedite ishte sensibilizimi pėr konsolidimin e masave mbrojtėse tė mjedisit tė Liqenit tė Shkodrės, i cili gėzon interes ndėrkombėtar, pėr unicitetin e tij.
Shėtitja nė liqenin e Shkodrės ishte shėtitja e parė eksperimentale, e cila do tė shoqėrohet me njė publicitet tė pėrvojės sė ekspeditės, me bindjen se vitin e ardhshėm, nė javėn e tretė tė korrikut, do tė mund tė realizohet njė takim europian i kanoistėve nė kėtė liqen tė mrekullueshėm, mbėshtetur nga Shoqata Ndėrkombėtare e Kanotazhit.
Manifestimi i vitit tė ardhshėm parashikon edhe realizimin e njė dokumentari mbi liqenin e Shkodrės, karakteristikat e tij dhe atė ēka liqeni dhe popullsia vendase nė Shqipėri dhe Mal tė Zi ofrojnė pėr turizmin liqenor. Kjo nismė do tė paraprihet nga botimi nė revista tė rėndėsishme kombėtare dhe ndėrkombėtare i ditarit tė lundrimit tė mbajtur gjatė ekspeditės sė qershorit.
Gjatė ditės u realizua edhe njė shėtitje nė liqenin e Braēanos, gjatė sė cilit Presidenti i Konsorciumit tė Braēanos shpjegoi ndarjen administrative liqenit, i cili ka njė breg prej 33 km, ndėrmjet komunave tė Braēanos, Anguillara Sabazias dhe Trevignano Romanos, si edhe procesin e depuracionit tė ujrave tė liqenit, ndėrtimin e njė ujėsjellėsi qė furnizon me ujė tė pishėm qytetin e Romės, por edhe historinė antike tė Trevignano Romanos.
Me pėrfundimin e shėtitijes nė liqen pėrfundoi edhe gara e kanotazhit e organizuar atė ditė. Ambasadori Kola pati kėnaqėsinė tė dorėzojė kupėn pėr vendin e parė tė kėsaj gare.