Zėvendėsministrja e Punėve tė Jashtme, Znj. Edith Harxhi,nė kuadėr tė njė vizite zyrtare nė Romė, u prit, sot, nė Farnezinė, nė njė takim dypalėsh nga Nėnsekretari i Punėve tė Jashtme i Republikės italiane, Senatori Alfredo Mantica.
Gjatė takimit, i cili ishte tepėr i hapur dhe miqėsor, u bisedua pėr nivelin e shkėlqyer tė marrėdhėnieve mes dy vendeve, ēėshtje tė bashkėpunimit dypalėsh, nė prag tė vizitės sė Ministrit tė Jashtėm italian Franco Frattini nė Tiranė, mė 12 prill 2010, procesin e liberalizimit tė regjimit tė vizave dhe integrimit tė Shqipėrisė nė Bashkimin Europian, bashkėpunimin rajonal, si edhe pėr ēėshtje tė tjera.
Pikė kyēe e bisedės ndėrmjet dy homologėve ishte ēėshtja e liberalizimit tė regjimit tė vizave pėr Shqipėrinė. Kjo ėshtė njė ēėshtje me njė rėndėsi tepėr tė veēantė pėr qytetarėt shqiptarė u shpreh zonja Harxhi, duke theksuar se Shqipėria i ka pėrmbushur, tashmė, standardet teknike pėr finalizimin e kėtij procesi. Ajo mori konfirmimin e Nėnsekretarit tė Jashtėm italian se Italia ka mbėshtetur dhe vazhdon tė jetė mbėshtetėsi kryesor i Shqipėrisė nė kėtė proces i cili pritet tė pėrmbyllet sė shpejti si dhe rikonfirmoi qėndrimin e Italisė pėr anėtarėsimin e plotė tė Shqipėrisė nė Bashkimin Europian.
Zv. Ministrja e Jashtme Harxhi siguroi homologun italian nė lidhje me mbėshtetjen e Shqipėrisė pėr rilanēimin e Nismės Adriatiko-Joniane dhe krijimin e njė makro-strategjie europiane pėr rajonin e Adriatikut tė Jonit. Rivitalizimi i kėsaj nisme, me rastin e 10-vjeēarit tė saj, me njė strategji konkrete tė bashkėpunimit mes 8 vendeve anėtare, tre prej tė cilėve janė anėtare tė BE-sė, do tė lehtėsojė procesin e integrimit tė vendeve tė tjera jo-anėtare u theksua nė takim.
Mė tej u diskutua edhe pėr situatėn nė rajon. Zv. Ministrja Harxhi uroi Nėnsekretarin Mantica pėr zgjedhjen e Ambasadorit italian nė Prishtinė, Michael L. Giffoni, si koordinator i BE-sė pėr Veriun e Mitrovicės. Tė dy bashkėfolėsit ndanė tė njėjtin mendim nė lidhje me faktin se pavarėsia e Kosovės ėshtė njė rrugė e pakthyeshme dhe se tashmė Kosova ėshtė njė vend qė po bėn hapa pėrpara.
Nė vijim u fol pėr pėrforcimin e bashkėpunimit ndėrmjet dy ministrive tė punėve tė jashtme, nė zbatim tė dokumentit tė partneritetit strategjik tė firmosur nga dy kryeministrat nė muajin shkurt tė kėtij viti, si edhe gjetjen e formave konkrete tė intensifikimit tė bashkėpunimit ekonomik, sidomos nė fushėn e energjisė.
Nėnsekretari i Jashtėm italian Alfredo Mantica do tė vizitojė Tiranėn, gjatė njė turi nė rajonin e Ballkanit, nė datėn 27 prill 2010.