Shtetasit mund tu drejtohen kurdoherė pėrfaqėsive diplomatike dhe konsullore tė RSH pėr tė vendosur lidhjet me familjarėt e tyre nė Atdhe. Pėrfaqėsitė shqiptare marrin pėrsipėr njoftimin e familjarėve pėrmes MPJ. Prandaj dhėnia e informacioneve tė sakta dhe tė mjaftueshme ėshtė me rėndėsi.
Edhe familjarėt mund tė kėrkojnė ndihmėn e MPJ, qė pėrmes pėrfaqėsive tė RSH jashtė tė vendosin lidhje me tė afėrmit e tyre. Duhet patur parasysh qė nė kėto raste pėrfaqėsitė nuk mund tė sigurojnė informacione, nqs shtetasit pėr tė cilėt interesohen, qėndrojnė ilegalisht ose janė tė burgosur dhe janė shprehur negativisht pėr kontaktimin me ta. Rėndėsi tė madhe ka dhėnia e informacioneve tė sakta rreth familjarėve dhe tė njohurve tė tyre jashtė.